Deontay Wilder është përplasur sot (e premte) gjatë matjeve me Tyson Furyn.
Amerikani arriti menjëherë pas rivalit anglez për tu matur në peshore dhe me shpejtësi u konfrontua fillimisht me babain e Furyt, Johnin, i cili është dashur të mbahej nga prapa për t’iu shmangur kontaktit fizik me të, transmeton portali arbresh.info.
Wilder tentonte të tërhiqte vëmendjen duke brohoritur “Bomb Squad”, ndërkohë që John Fury iu përgjigj duke i treguar kampionit të WBC-së se nuk do të jetë asnjëherë në gjendje për të mposhtur atë apo djalin e tij.
https://twitter.com/frankwarren_tv/status/1030431561001459712
Sa i përket peshës, ‘Gypsy King’ peshoi 117.27 kg para rikthimit të tij për herë të dytë.
Fury peshonte 125.191 kg në ndeshjen e tij të parë në rikthim kundër boksierit shqiptar Sefer Seferi.
Pas matjeve, dyshja u takuan sërish dhe aty u zhvillua një tjetër luftë fjalësh, por këtë herë nuk ishte i përfshirë babait i Furyt./arbresh.info/
https://twitter.com/Rocky87Fielding/status/1030434199696760836
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...