Google ADS

Dënohet me 5 milionë euro AC Milani

19:50 | 10 Mars 2017
Arbresh Info

Milani ka rënë dakord me autoritet lokale për të paguar dënimin prej 5 milionë euro për anulimin e projektit të tyre për stadium.

Kompania aksionare e “Rossonerëve”, Fininvest fitoi të drejtat për të shfrytëzuar fushën në zonën Pontello të qytetit, por më pas anuloi planet për të ndërtuar projektin e tyre për stadium në atë zonë, transmeton portali arbresh.info.

40 milionë euro janë kërkuar për shkak të dëmeve të shkaktuara me eliminim e projektit, por gjiganti italian ka rënë dakord me autoritet lokale për të paguar vetëm 5 milionë euro.

Sot (e premte) është lëshuar një deklaratë që konfirmon se është arritur një “pajtim miqësor” ndërmjet palëve.

Bazuar në agjencinë e lajmeve ‘Ansa’, kjo do të thotë se Milani do të paguaj 5 milionë euro për të mbuluar shpenzimet./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme