Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë vendime të rëndësishme pas finales dramatike të Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës, e cila përfundoi me humbjen 3-2 të madrilenëve.
Kartoni i kuq i mesfushorit Jude Bellingham është anuluar, duke e shpëtuar atë nga çdo pezullim.
Komiteti i Garave ka rishikuar pamjet dhe ka konstatuar se nuk kishte sjellje agresive nga ana e tij.
Ndërkohë, mbrojtësi Antonio Rudiger është dënuar me gjashtë ndeshje pezullim për sjellje të papërshtatshme ndaj gjyqtarit, duke përfshirë hedhjen e një objekti drejt tij.
Ky pezullim do të zbatohet në të gjitha garat, duke përfshirë La Ligën dhe sezonin e ardhshëm.
Lucas Vazquez, i cili gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq, ka marrë një pezullim prej dy ndeshjesh, që do të zbatohet në Kupën e Mbretit sezonin e ardhshëm./kk
Seanca e 28-të sot në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin
Parashikimi i motit për sot
Kupchan thotë se Asociacioni s’është i rrezikshëm, përmend m...
Vriten pesë ushtarë izraelit në Gazë
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e ...
BE-ja i ndan mbi 106 milionë euro për Gjykatën Speciale dhe ...