Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.07.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e datës 10.07.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara nga java e XXIX–të e Ipko Superligës së Kosovë në futboll për kategorinë e seniorëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
ARMEND DALLKU; kryetrajner i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës 000613M83 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.07.2020 për manifestim të sjelljeve josportive (tentim sulmi në gjyqtarin kryesor) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklaratat plotësuese), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore kryetrajneri Armend Dallku;
DENOHET me të holla në shumë prej; 500 EURO (pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është; 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
VISAR BEKAJ; lojtar (portier) i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000568M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 21 , në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.07.2020, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së; XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 39 paragrafi 3, lojtari Visar Bekaj;
DENOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
AVNI DURMISHI; (zyrtar) fotoreporter i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.07.2020, për manifestim të sjelljeve të gabuara drejtuar asistentit të dytë në ndeshjen e javës së XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore zyrtarit të FC “Prishtina“ nga Prishtina z.Avni Durmishi i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
FC “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje dhe veprime të gabuara të stafit të klubit pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes stafi i FC Prishtina dëmtojnë inventarin e zhveshtores në të cilën ishin të vendosur si mysafir), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore, FC “Prishtina“ nga Prishtina
DENOHET në të holla në shumë prej; 1500 EURO (njëmijë e pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
ENVER FAZLIU; delegat në ndeshjen përcaktuese për kampionin e Ligës së Parë të Kosovës për futbollin e femrave kategoria e seniorëve, në procedurë të iniciuar nga Komisioni i Garave për futbollin e femrave, për moszbatim të plotë të detyrës zyrtare në ndeshjen; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore z.Enver Fazliu
PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave zyrtare lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari në pezullim z. Enver Fazliu lidhur me rastin, afati datë 20.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
SEID OMBASHI; kryetrajner në KFF “MITROVICA“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 010335M82, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për futbollin e femrave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime ndaj gjyqtarëve) në ndeshjen përcaktuese për kampionin e Ligës së parë për futbollin e femrave – kategoria e senioreve; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI, e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë) bazuar në nenin 97 dhe 98 kryetrajnerit Seid Ombashi;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë nga z. Seid Ombashli lidhur me rastin. Afati datë 20.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
HAJRULLAH HAXHIU; kryetar i KFF “MITROVICA“ nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për futbollin e femrave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime ndaj gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen përcaktuese për kampion të Ligës së parë të Kosovës për femra – kategoria e senioreve; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar me datë 27.06.2020 në Mitrovicë) bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore z. Hajrullah Haxhiu – kryetar i KFF “Mitrovica“ nga Mitrovica
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport shtesë nga z. Hajrullah Haxhiu lidhur me rastin. Afati datë; 20.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
KËSHILLA JURIDIKE; Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së vendimit – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit./arbresh.info.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë