Denis Suarezi refuzon largimin nga Barcelona

14:44 | 31 Gusht 2017
Arbresh Info

Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez ka refuzuar transferimin larg nga klubi këtë verë pavarësisht interesimit nga Napoli.

23-vjeçari ka postuar sot (e enjte) në rrjete sociale një foto ku shihet duke festuar me fanellë të Barcelonë, transmeton portali arbresh.info.

Raportet në Spanjë e kanë lidhur atë me transferimin te klubi në Serie A duke theksuar se është kërkuar për të punuar nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarri.

Mesfushori ka një klauzolë të lëshimit prej 40 milionë euro te klubi në Camp Nou por duket se nuk do të shkojë askund./arbresh.info/

https://twitter.com/DenisSuarez6/status/903199576030674944

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme