Denis Suarez nuk është stërvitur sot (e martë) te Barcelona dhe nuk do të stërvitet më këtë sezon.
Mesfushori ka marrë leje nga klubi për të finalizuar transferimin e tij te Arsenali, transmeton portali arbresh.info. Barcelona i është rikthyer orë më parë bisedimeve me klubin londinez dhe një marrëveshje është arritur.
Suarezit i është dhënë leje për të kryer procedurat dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme në kuadër të Kupës së Mbretit kundër Sevillas.
Transferimi i lojtarit në Emirates pritet të konfirmohet nga klubet brenda orëve të ardhshme, ndonëse një gjë e tillë tashmë është bërë nga trajneri Ernesto Valverde.
Lojtari ka rënë dakord për të shpenzuar pjesën e mbetur të sezonit te klubi në Angli pasi rinovoi fillimisht kontratën e tij me gjigantin katalunas deri më 2021.
Arsenali do të paguaj dy milionë euro për shërbimet e tij./arbresh.info/
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...