Ylli i Barcelonës, Denis Suarez i ka thënë sulmuesit Lionel Messi se është i gatshëm të largohet nga klubi në Camp Nou.
Mesfushori ishte pjesë e lojtarëve që qëndruan në bankinë në fitoren 4 me 0 të Barcelonës ndaj Deportivos të dielën, transmeton portali arbresh.info. Por, pavarësisht lëndimit në fillim të Paco Alcacer, ai nuk arriti të depërtojë në fushë.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ raporton se ky është fundi i Denis Suarezit që thuhet se i ka thënë Lionel Messit se do t’i mbledh gjërat e tij dhe do të largohet në rast se ai është pjesë e bankinës edhe për ndeshjen kritike të Barcelonës ndaj Real Madridit.
Sidoqoftë, Suarez nuk do të jetë në mungesë të klubeve që janë të interesuar për shërbimet e tij pasi gjigantët italian, Interi dhe Napoli, besohet se janë të gatshëm për të shtruar ofertë.
Por, sulmuesi argjentinas Lionel Messi ka kërkuar nga Suarez që të ketë durim sepse beson që Suarez mund të ketë të ardhme në klub./arbresh.info/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...