Zyra e Prokurorit Publik të Milanos ka lëshuar një kërkesë ekstradimi dhe një mandat arresti ndërkombëtar për Robinhon në Ministrinë e Drejtësisë, pas dënimit të tij për përdhunim.
Ish-sulmuesi i Milanit dhe Manchester Cityt humbi apelin e tij përfundimtar kundër një dënimi për përdhunim në janar dhe rrezikon deri nëntë vjet burg.
Ngjarja kishte ndodhur në një klub të Milanos në vitin 2013, ndërsa Robinho dhe shoku i tij, Ricardo Falco, u shpallën fajtorë për përdhunimin në grup të një 22-vjeçareje (që është raportuar se ka qenë shqiptare).
Ish-sulmuesi i Brazilit kishte këmbëngulur se gjithçka ishte me pajtimin e palëve, por përgjimet telefonike dhe mesazhet e paraqitura si dëshmi, shkaktuan refuzimin e përsëritur të këtyre pohimeve të palës mbrojtëse.
Sipas raportimeve të shumta në Itali, prokurori i Milanos tani u ka kërkuar autoriteteve braziliane që ta ekstradojnë 38-vjeçarin në Itali, në mënyrë që ish-sulmuesi i Milanit të mund të vuajë dënimin me nëntë vjet burg.
Megjithatë, kushtetuta braziliane nuk lejon ekstradimin e qytetarëve brazilianë, kështu që nuk ka gjasa që Robinho të shkojë ndonjëherë në Itali për të vuajtur dënimin me burg. /Telegrafi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...