Pas vendimit të sotëm (e premte) nga Gjykata Themelore e Prishtinës për dënimin me nëntë muaj burg të presidentit të FFK-së – Agim Ademit, Komiteti Ekzekutiv i federatës ka reaguar me një komunikatë në uebfaqen zyrtare.
Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme, Ademi ka thënë para antarëve të KE-së se vendimin nga gjykata e lartpërmendur e konsideron si “të padrejtë dhe të pabazuar, sepse nuk e ndjen vetën fajtor”, shkruan portali arbresh.info.
Tutje thuhet se Ademi do të vazhdojë hapet deri në fund të të gjitha procedurave ligjore duke premtuar se do të vazhdojë me punë dhe përkushtim drejtimin e FFK-së.
Komunikata e plotë nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së:
Me rastin e komunikimit të vendimit të sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku presidenti i FFK-së, Agim Ademi është dënuar me 9 muaj burgim, proces ky i nisur qysh në vitin 2012, sot pasdite, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, nën drejtimin e presidentit Ademi ka mbajtur një takim. Me këtë rast, presidenti Ademi para anëtarëve të KE-së ka thënë se komunikimin e vendimit të sotëm e konsideron të padrejtë dhe të pabazuar, sepse nuk e ndjen veten fajtor.
Presidenti Ademi do të vazhdojë t’i ndjekë deri në fund të gjitha procedurat ligjore – ankimore, të cilat janë të parapara me ligjet e vendit, jo për ta mbrojtur postin por për ta dëshmuar pafajësinë e tij dhe për ta mbrojtur kredibilitetin e institucionit. Gjithsesi, presidenti Ademi do t’i respektojë të gjitha vendimet e institucioneve çfarëdo qofshin ato në përfundim.
Presidenti Ademi falënderon të gjithë akterët e futbollit për përkrahjen dhe premton se do të vazhdojë njësojë me punë dhe përkushtim në drejtimin e FFK-së dhe sukseseve të reja, ashtu siç ia garanton Kushtetuta e vendit dhe aktet normative të FFK-së.
Njëkohësisht KE i FFK-së i jep mbështetje të fuqishme presidentit Agim Ademi që të vazhdojmë së bashku me trendin e sukseseve nën drejtimin e tij dhe fton opinionin e gjerë dhe të gjithë dashamirët e futbollit që këtë lajm ta marrin me qetësi dhe maturi.
KE i FFK-së konsideron se kjo është një tjetër sfidë e radhës, e cila besojmë fuqishëm se do të tejkalohet dhe do të na bëjë edhe më të fortë në realizimin e vizionit dhe objektivave të FFK-së.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së
Presidenti, Agim Ademi
Prishtinë, 5 korrik, 2019
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar rreth çdo zhvillimi në lidhje me këtë situatë./arbresh.info/
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...