Ndërsa në superligën shqiptare Skënderbeu e ka bërë të padiskutueshme fitoren e kampionatit, ekipi është në ankthin e dënimit të rëndë dhënë nga UEFA. Specialistët e futbollit shqiptar e cilësojnë si një dënim për gjithë futbollin dhe shkatërrim për klubin. UEFA e përjashtoi ekipin korçar për 10 vite nga garat europiane.
Lajmi për dënimin e Skënderbeut me 10 vite nga kupat e Europës dhe dhe 1 milion euro gjobë ka qenë shokues jo vetëm për vetë klubin korçar, por edhe për gazetarët e opinionistët e futbollit.
Ashtu si u treguan të paprecedentë në paraqitjen e tyre në Europë vitet e fundit, edhe dënimi për ta është në të njëjtin nivel.
“Hera e parë që UEFA merr vendimin maksimal, fatkeqësi e madhe e për futbollin shqiptar. Për një skuadër që thamë të gjithë që në këto vite është shembulli për t’u ndjekur”, tha Pano Xhixho.
“Të shpresojmë të gjithë që Skënderbeu të mos dënohet, të paktën të mos dënohet 10 vite. Shpresoj shumë që të jetë një histori e keqe që t’i kalojë të shkuarës. Shqiptarët në fund fare thonë kush është skuadra jonë në europë sivjet”, shprehet Dritan Shakohoxha.
“Dënim shumë i rëndë, jo vetëm për Skënderbeun, por për të gjithë futbollin shqiptar. Goditje e ashpër në momentin që futbolli po ngrihej, po pastrohej”, thotë Blerim Jahaj.
Skënderbeu ishte shndërruar në një model që vendimi i UEFA-s, po e shuan me një të rënë të lapsit pasi një gjë është e sigurt nëse ky vendim do të mbetet në fuqi gjithçka ka përfunduar.
“Dënimi i Skënderbeut ishte në tërësi një dënim i futbollit shqiptar. Skënderbeu, po themi ishte një model i ndërtuar që e ëndërronin të gjitha klubet shqiptare”, tha Bashkim Tufa.
“Së fundmi, ky ishte modeli i futbollit shqiptar. Skuadra më e organizuar, skuadra që luante më mirë futboll, me financat më të mira. Të dënohet një model do të thotë të kthehesh vite prapa. Nëse do të mbetet në fuqi ky dënim, mendoj se ky do të jetë fundi i klubit”, tha Jetmir Halilaj.
“Uroj që futbolli shqiptar të gjejë forca për t’u ngritur edhe mbi momente si këto. Shpresoj që të kenë mirëkuptim edhe në logjikë sportive, më duket e ekzagjeruar 10 vite një klub futbolli”, shprehet Eduard Manushi./Top Channel
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...