Padyshim ndër rivalitet më të “fuqishme” në sportin e tenisit ishte dhe ai i zviceranit Roger Federer dhe spanjollit Rafael Nadal, mirëpo pas “lamtumirës” së zviceranit nga sporti i tenisit në vitin 2022, ditën e sotme dhe spanjolli ka marrë të njëjtin vendim si “armiku i tij i përbetuar”.
Në një konferencë të papritur për shtyp, Rafael Nadal njoftoi se pas mungesës në turnetë e Monte Karlos, Barcelonës, Madridit dhe Romës, do të mungojë edhe në Roland Garros, ku shkaku kryesor është padyshim dëmtimi i marrë vitin e kaluar, dëmtim i cili e shtyn spanjollin t’i japë fund karrierës së tij si tenist profesionit vitin e ardhshëm.
“Dëmtimi nuk është shëruar plotësisht ashtu siç prisnim. Është një mëkat të mungosh në Paris, por ka qenë trupi im që ka vendosur këtë radhë për mua. Nuk do të luaj as në muajt e ardhshëm, ky është momenti për tu ndalur.
Me shumë mundësi viti 2024 do të jetë viti im i fundit në fushë, nuk dua që të dal në fushë sa për tu dukur. Do të kthehem vetëm nëse do të jem në gjendje të konkurroj për të fituar”,- është shprehur spanjolli gjatë konferencës së tij për shtyp.
Ndërkaq, kujtojmë se gjatë karrierës së tij të gjatë në sportin e tenisit, Nadal ka fituar plot 14 herë “French Open”, 2 herë “Australia Open”, 2 herë turneun e “Wimbeldon”, 4 herë “US Open”, si dhe ka arritur të fitojë një medalje ari në Lojërat Olimpike të vitit 2008.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...