Dëmtim i papritur i mbrojtësit holandez, alarm tek Interi

18:46 | 21 Mars 2024
D.H

Interi në alarm për gjendjen fizike të mbrojtësit holandez, Stefan De Vrij.

Pas problemeve të Acerbit, ndodh edhe dëmtimi i mbrojtësit “tulipan”, i cili ka lënë grumbullimin me Holandën.

Siç raporton “Sky Sport”, ai do të kthehet menjëherë në Milano në orët në vijim.

Për të kuptuar shkallën e dëmtimit, pa dyshim që do të duhet të kryhen testet mjekësore sapo mbrojtësi të mbërrijë në Itali.

Në çdo rast, ish-lojtari i Lazios do të mungojë në mënyrë të pashmangshme në ndeshjet e kombëtares së Ronald Koeman kundër Skocisë dhe Gjermanisë, miqësore të planifikuara përkatësisht të premten, më 22, dhe të martën, 26 mars./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme