Ousmande Dembele raportohet të jetë i gatshëm për largim nga Barcelona këtë verë menjëherë pasi ka mësuar që gjiganti katalunas ka nënshkruar me brazilianin Malcom.
Barcelona finalizoi të mërkurën transferimin prej 37 milionë funta të sulmuesit të Bordeauxit pasi lojtari kreu me sukses testin mjekësor, transmeton portali arbresh.info.
Dembele është përfolur për transferim te Liverpooli, Arsenali dhe Chelsea këtë verë, por duket që të gjitha shpresat rreth një marrëveshje me reprezentuesin e Francës përfunduan pasi klubi nuk dëshironte ta shes lojtarin dhe sulmuesi nuk dëshironte të largohej.
Megjithatë, Dembele ishte i shqetësuar kur dëgjoi rreth përforcimit të fundit nga Barcelona pasi Malcom është në moshë të ngjashme dhe preferon të luaj në krahun e djathtë.
Kjo pozitë dërgon në garë direkte Malcomin me Dembelen, i cili luan gjithashtu në krahun e majtë, por nuk mund të operoj në të dy anët e sulmit prapa sulmuesit qendror.
Dembele tani është duke shqyrtuar opsionet e tij dhe është i hapur për largim./arbresh.info/
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...