Dembele “zbulon” që Philippe Coutinho mund t’i bashkohet Barcelonës

12:23 | 30 Gusht 2017
Arbresh Info

Ne jemi shumë afër përfundimit të merkatos verore të transferimeve.

Barcelona, të cilës iu largua nga klubi Neymari duke u transferuar te Paris Saint Germaini, zëvendësoi sulmuesin me vlerë prej 222 milionë euro me anësorin francez Ousmane Dembele, transmeton portali arbresh.info.

Por, gjatë kësaj merkato verore të transferimeve shënjestra e tyre kryesore ka qenë mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Mesfushori Philippe Coutinho ishte subjekt i tri ofertave nga Barcelona
Mesfushori Philippe Coutinho ishte subjekt i tri ofertave nga Barcelona

Liverpooli deri tani ka qëndruar larg gjigantit në Camp Nou duke thënë publikisht se Coutinho nuk është në shitje derisa kanë kryen disa biznese të mrekullueshme për klubin e tyre.

Megjithatë, Barcelona vazhdoi të shfaq interesim të fortë në brazilianin pavarësisht tri oferta të refuzuara.

Raporte të ndryshme pretendojnë që klubi do të bëjë një ofertë të fundit në përpjekje për të siguruar shërbimet e brazilianit këtë merkato para se të mbyllet.

Disa tifozë mendojnë madje që lojtari i transferuar së fundmi, Dembele, ka lënë të kuptohet që Barcelona është afër marrëveshjes.

Pasi ka filluar të ndjek (follow) të gjithë bashkëlojtarët e skuadrës së Barcelonës në Instagram, Demebele ka shtuar në listën e ndjekësve të tij edhe Coutinhon gjithashtu./arbresh.info/

Dembele ka filluar të ndjek Philippe Coutinhon në Instagram
Dembele ka filluar të ndjek Philippe Coutinhon në Instagram

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme