Dembele tregon arsyejet e largimit nga Barcelona

10:22 | 7 Nëntor 2023
D.H

Ousmane Dembele është transferuar nga Barcelona tek PSG gjatë kësaj vere.

Ai asnjëherë nuk dhënë detaje lidhur me transferimin e tij tek gjigandi francez, shkruan Arbresh.info.

Francezi u largua nga Barça për shifrën e 50 milionë eurove.

Në një intervistë për L’Equipe, Dembele ka folur për herë të parë lidhur me këtë transferim.

“Në të vërtetë, thashë se do të qëndroja në Barcelonë verën e kaluar, por pasi mbajta kontakte me PSG-në, e binda veten se duhet të largohesha”, tha sulmuesi francez.

Ai tha se nënshkroi me PSG, pasi i pëlqen klubi parisien.

“Kam nënshkruar për PSG-në sepse është një klub francez dhe më pëlqen”, ka thënë Dembele për L’Equipe.

Trajneri Luis Enrique e pëlqen tej mase Dembelen pavarësisht se ai ende nuk e ka shijuar golin e parë me PSG, por ka arritur të asistoj tre herë për bashkëlojtarët e tij.

Deri më tani Dembele është paraqitur 13 herë me Parisin që nga transferimi i tij./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme