Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele dëshiron të rikthehet në La Liga në ndeshjen më 23 dhjetor kundër Real Madridit.
Barcelona theu rekordin e tyre duke transferuar për 105 milionë euro Dembelen nga Borussia Dortmundi muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Francës arriti në Nou Camp nën presion të madh me detyrën për të zëvendësuar Neymarin, i cili u largua duke kaluar te Paris Saint Germaini. Megjithatë, karriera e tij në Barcelonë nisi në formë befasuese pasi 20-vjeçari do të qëndrojë për tre muaj jashtë fushës për shkak të tërheqjes muskulore.
Por, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Dembele ka vendosur si shënjestër rikthimin në aksion në ‘El Clasico’ gjatë muajit dhjetor.
Real Madridi aktualisht në një periudhë të keqe pas fillimit të tmerrshëm në ligë. Skuadra e Zinedine Zidanes ka humbur pikë me barazimet ndaj Levantes dhe Valencias si dhe disfatës 1 me 0 mbrëmjen e kaluar ndaj Real Betisit.
Dhe, gazeta e lartpërmendur pohon që Dembele dëshiron të rikthehet në fushë kundër tyre në mënyrë për t’i shkaktuar më shumë vuajtje kampionit aktual të La Ligas.
Thuhet që talenti i ri e ndien se do të jetë i gatshëm të jetë në fushë para përfundimit të këtij viti.
Por, nëse stafi mjekësor i Barcelonës e lejon atë, kjo mbetet të shihet./arbresh.info/
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...