Dembele refuzon të largohet nga Barcelona në janar – do të transferohet në Premier League në qershor

14:49 | 12 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Përplasja mes Barcelonës dhe Ousmane Dembele ka qenë e zjarrtë kohët e fundit. Të dy plaët që dikur ishin në marrëdhënie të mira tani duket se po i zgjerojnë boshllëqet e tyre përtej riparimit.

Pasi iu refuzua kërkesa e tyre joreale prej 40 milionë eurosh në vit, rrethi i Dembeles u tha se ishte i gatshëm të negocionte edhe një herë me Barcelonën. Megjithatë, më pak se 24 orë pasi ai lajm shërtheu, ka një tjetër kthesë në këtë “dramë”.

Sipas raportimeve nga “Santiovalle”, francezi po refuzon të largohet në afatin kalimtar të janarit. Lojtari “kërcënon” të largohet falas në verë nëse nuk plotësohen kushtet. Me disa klube në Premier League të interesuara për nënshkrimin e tij, destinacioni i tij i ëndërrave duket të jetë Anglia.

“Skenari” është mjaftë i ftohtë në klub. Barcelona ka vetëm dy opsione siç e shohin. Nëse lojtari nuk rinovon kontratën, një largim në janar shihet si një opsioni i vetëm i zbatueshëm.

Në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Kataloninë, Dembele ka shumë ndikim në administratën e klubit. Për më tepër, etiketa e tij si një nga nënshkrimet më të shtrenjta në historinë e sportit e bën lëvizjen e tij pa pagesë edhe më të dhimbshme. Nuk është për t’u habitur që Barcelona e sheh një largim në janar si zgjedhjen e vetme të mundshme.

Dembele ka startuar vetëm katër ndeshje në La Liga këtë sezon, duke dhënë dy asistime. Megjithatë, ndeshja e tij e fundit kundër Granadës ishte një kujtesë se pse ai duhet të mbajë këmbët e tij të vendosura.

Të martën, agjenti i lojtarit Moussa Sissoko doli duke pretenduar se keqmenaxhimi i Xavit ishte një arsye për vonesat e bisedimeve të Dembeles për kontratën duke thënë: “Të gjithë flasin për para. Por nuk janë vetëm paratë për ne. gjithashtu menaxhimi me lojtarin çdo ditë është shumë i rëndësishëm. Si mund të luajë menjëherë pas infektimit me Covid pa u stërvitur?”.

Nga ana tjetër, përkundër raporteve me klubin, Xavi ka nevojë për dikë si Dembele në ekip, duket se qëndrimi i francezit mund ta bëjë atë të shkojë në tribuna për pjesën tjetër të sezonit mjaft shpejt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme