Raportohet se Barcelona i ka thënë Ousmane Dembele se nuk do të luajë më për klubin pasi ata kërkojnë ta largojnë atë nga Camp Nou.
Francezit i skadon kontratë në fund të sezonit dhe mund të jetë një opsion joshës për një numër klubesh të Premier League dhe skuadra të tjera në Evropë.
Sipas, Gerard Romero, në një postim të tij në “Tëitter”, thuhet se Barça po përgatitet të heq qafe Dembelen duke ulur çmimin e kërkuar për të dhe duke e bërë të qartë se ai nuk do të luajë më për klubin.
Kjo padyshim se do të jetë me interes për Manchester United dhe Liverpool, të cilët janë të lidhur mbi një transferim të 24-vjeçari.
Dembele mund të mos ketë qenë në formën e tij më të mirë në Barcelonë, por ai mund të jetë një alternativë joshëse për Manchester United për të ofruar një përmirësim të Jadon Sanchos me performancë të dobët, ndërsa e ardhmja e Anthony Martial duket në dyshime dhe Jesse Lingard po i afrohet fundit të kontratës së tij.
Ndërkohë, Liverpooli mund të bënte mirë që të luante me Dembelen, ku shihet si zëvendësues i Sadio Mane dhe me Mohamed Salah që i afrohet vitit të fundit të kontratës së tij në Anfield./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...