Dembele nënshkruan me Barcelonën

11:42 | 14 Korrik 2022
K.B

Ousmane Dembele ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën.

Ylli francez, ka vendosur të qëndrojë edhe për dy vite të tjera në ‘Camp Nou’.

Faqja zyrtare e Barcelonës ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje me lojtarin dhe kjo marrëveshje do të jetë deri në vitin 2024.

Dembele ishte pa kontratë që prej 30 qershori i këtij viti, prandaj nënshkrimi i tij do të llogaritet si transferim dhe jo rinovim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme