Shanset e Arsenalit për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele, varen nga Lionel Messi.
Arsenali vazhdon të jetë i lidhur me transferimin e Dembeles pavarësisht se reprezentuesi Francës ka përqeshur bisedat për transferim në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra nga veriu i Londrës dëshiron të nënshkruaj me fituesin e Kampionatit Botëror si përforcimin e tyre të fundit në këtë merkato mjaftë të frytshme brenda të cilës kanë siguruar shërbimet e lojtarëve si Stephan Lichtsteiner, Bernd Leno, Sokratis Papastathopoulos, Lucas Torreira dhe Matteo Guendouzi.
Deri tani, Arsenali është përmendur vazhdimisht për nënshkrimin me Dembelen.
Por, një gazetë pretendon se Messi është faktori kryesor në shanset e “Topçinjve” për transferimin spekakolar.
Sipas ‘RAC1’, Dembeles i është siguruar një vend te skuadra e Barcelonës.
Sulmuesi i Francës ishte transferuar nga Borussia Dortmundi për një tarifë madhështore prej 134 milionë funta verën e kaluar, marrëveshje që e bëri atë lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave te klubi, transmeton portali arbresh.info.
Si rezultat i kësaj, Barcelona nuk pritet ta humbas atë.
Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu i ka thënë Dembeles në një takim fytyrë me fytyrë që qëndrimi i tij në klub dhe loja së bashku me Lionel Messin do t’i rris atij reputacionin.
Por, nëse shfrytëzimi i Messit si një karrem dështon, këtu mund të përfitoj Arsenali.
Ylli i Francës është shumë i afërt me sulmuesin e “Topçinjve”, Pierre Emerick Aubameyang.
Megjithatë, nëse ribashkimi me reprezentuesin gabonez është i mjaftueshëm për të që të transferohet në Arsenal mbetet të shihet./arbresh.info/
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...