Ousmane Dembele e ka shprehur dashurinë e tij për Barcelonën.
Pas disa vitesh të vështira shkaku i lëndimeve dhe i formës së zbehtë, futbollisti anësor e ka gjetur veten më në fund në “Camp Nou”.
Dhe, ai duket se e sheh të ardhmen e tij tek kampioni i freskët i Spanjës.
“Barcelona dëshiron që unë ta vazhdoj kontratën deri në vitin 2027, menaxheri im do të flasë me drejtuesit e klubit. Jam mjaft i lumtur, si për faktin që po luaj për Barcelonën, ashtu edhe për të jetuarit në këtë qytet. Të shohim…”, u shpreh Dembele.
Trajneri Xavi Hernandez e vlerëson lartë ish-futbollistin e Borussia Dortmundit, të cilin synon ta ketë gjatë në ekip.
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...