Dembele: Do të rikthehem brenda dy muajve

19:22 | 21 Shtator 2017
Arbresh Info

Barcelona transferoi Ousmane Dembelen për një tarifë rekorde gjatë merkatos verore, por talenti i ri francez pësoi një lëndim serioz në paraqitjen e tij të tretë për klubin katalunas, për shkak të së cilit pritet të qëndrojë tre muaj jashtë fushës.

Megjithatë, sulmuesi është optimist se do të rikthehet më shpejtë se sa është parashikuar nga klubi i tij, shkruan portali arbresh.info.

“Do të rikthehem brenda dy muajve”, ka shkruar ai në postimin e tij në rrjetin social Instagram duke bashkangjitur një foto të bashkëlojtarëve të tij të ri duke veshur fanellën me emrin e tij në mbështetje për rikuperim sa më të shpejtë.

Dembele udhëtoi në Finlandë në fillim të javës për t’i nënshtrohet një operacioni në kofshë të këmbës./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BZRjWJBB9dH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme