Ndryshim i drejtimit në marrëdhëniet midis Ousmane Dembélésë dhe Barcelonës. Mediet spanjolle raportojnë se përfaqësuesit e lojtarit dhe drejtuesit e klubit katalan i kanë zbutur momentet e vështira javët e fundit dhe i kanë afruar pozicionet deri në atë pikë sa janë afër mbylljes së rinovimit të kontratës.
Sulmuesi u dëmtua gjatë Kampionatit Europian dhe nuk pritet që të kthehet të paktën deri në nëntor, por pavarësisht mungesës së gjatë drejtuesit katalan janë gati të vazhdojnë bashkëpunimin me Dembelenë. Nga burime brenda klubit “blaugrana”, Laporta është gati të rinovojë kontratën e francezit. Ofertat e mëparshme nuk e kishin kënaqur lojtarin, por tani ai përballet me optimizëm në fazën përfundimtare të negociatave.
Synimi është ta zgjasin për një ose dy sezone të tjera dhe një ulje e lehtë e pagës, një proces që ka përfshirë këdo të Barcelona për shkak të situatës të vështirë financiare që po kalon klubi.
Dembele u transferua te katalanët në vitin 2017, teksa dëmtimet e shpeshta e kanë penalizuar jo pak francezin, por, gjithsesi, drejtuesit kanë besim të plotë të aftësitë e tij./IO/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...