Kosova mori fitore të madhe në udhëtim tek Lituania me rezultat 1-2 në kuadër të ndeshjes së tretë në Ligën e Kombeve.
Ish-futbollisti i Ballkanit, Lumbardh Dellova startoi sot me kombëtaren ku tregoi performancë të jashtëzakonshme, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes për faqen zyrtare të FFK-së, ai tha se është i lumtur dhe synim për të është kryesimi i grupit.
“Jemi të gëzuar për këtë fitore sepse duke marrë parasysh edhe terrenin që ishte shumë i vështirë, nuk ishte i përshtatshëm për lojën që donim ta luanim, por me rëndësi ishin tri pikët dhe vazhdojmë kështu. E kemi lojën me Qipron dhe kjo fitore na jep shumë vetëbesim dhe e jona mbetet që të vazhdojmë kështu dhe të marrim edhe tri pikë të tjera dhe ta kryesojmë grupin pse jo”, deklaroi Dellova.
Ndeshja e radhës e “Dardanëve” është me Qipron të martën në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...