FC Ballkani do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në kuadër të ndeshjes së kthimit në rrethin e tretë të Conference League.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 2-0.
Meriton Korenica dhe Lorenc Trashi ishin autorët e golave për skuadrën e udhëhequr nga Ilir Daja.
Të enjten, dy skuadrat do të zbresin në fushë për ndeshjen e kthimit, teksa suharekasit synojnë të mos mposhten në udhëtim për të kaluar në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës.
UEFA tanimë i ka bërë delegimet e gjyqtarëve për sfidat kthyese të raundit të tretë.
Gjyqtari norvegjez, Kristoffer Hagenes do të jetë kryesore, derisa ndihmësit e tij janë Anders Olav Dale dhe Oystein Ytterland. /Telegrafi
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4