Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës janë deleguar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në Futboll.
Xhiroja e tetë do të sjellë shumë duele interesante ndër to edhe derbin e skuadrave të Gjilanit, shkruan Arbresh.info.
Derbin mes Dritës dhe Gjilanit do t’a udhëheq Erdall Zasella, me ndihmësit Fatmir Sekiraqa, Altin Zhegrova.
Isak Cerroviku do të jetë gjyqtarë i katërt, ndërsa në VAR do të jenë Mentor Ajeti dhe Enis Bejtullahu.
Ndërkohë në sfidat tjera Liria-Malisheva gjyqtar kryesor do të jetë Valon Bajgora me ndihmësit Besnik Morina dhe Alban Ejupi.
Sfidën mes Ballkanit dhe Llapit pritet t’a drejtojë Ilir Mehmeti, ndërsa dy ndeshjet e tjera atë mes Dukagjini-Feronikelit ’74 drejtësin do të ndajë Bardh Ajeti,
Kurse në ndeshjen përmbyllëse që zhvillohet ditën e hënë mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës gjyqtarë kryesor do të jetë Genc Nuza.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00./Arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...