Google ADS

Delegohen gjyqtarët për xhiron e mesjavës në Superligën e Kosovës

15:11 | 26 Shtator 2023
Arbresh

Xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll do të luhet në mesjavë.

Sot në zyret e FFK-së janë caktuar edhe gjyqtarët që do ndajnë drejtësin në këto sfida, shkruan Arbresh.info.

Gjatë ditës së mërkurë në përballje janë Gjilani-Liria aty ku gjyqtari kryesor është Mentor Ajeti me ndihmësit Bujar Selimaj dhe Bekim Rama.

Malisheva-Llapi është tjetër sfidë që zhvillohet ditën e mërkurë, ku këtë sfidë pritet t’a referojë Alban Shala.

Fushë Kosova do të jetë nikoqire e Ballkanit ndërsa në këtë sfidë drejtësia do të ndahet nga Isak Cerroviku.

Dy sfidat e së enjtes janë Prishtina-Dukagjini që mund të cilësojmë si kryendeshja në xhiro,  drejtësinë do të ndajë Dardan Çaka me ndihmësit Drilon Rexhepi e Pashtrik Burrniku.

Sa i përket duelit të Feronikeli’ 74 ndaj Dritës, referi kryesor i kësaj sfide është Genc Nuza./Arbresh.Info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme