Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja kryesore e xhiros së gjashtë do të jetë mes Ballkanit dhe Malishevës, të cilat do të luftojnë për liderin e grupit dhe gjyqtari kryesor do të jetë Erdall Zasella, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet të shtunën në Suharekë më fillim nga ora 15:00, shkruan arbresh.info.
Në përballjen Llapi-Gjilani që do të zhvillohet në Podujevë, në këtë ndeshje do të ndajë drejtësinë gjyqtari Mervan Bejtullahu, ndërsa në ndeshjen Dukagjini-Fushë Kosova, do të jetë gjyqtari Visar Kastrati.
Të dilenë Drita do të përballet me Prishtinën, ku gjyqtar kryesor do të jetë Ilir Mehmeti.
Ndërsa në ndeshjen FC Liria – Feronikeli 74′ do të ndajë drejtësinë Vigan Iberdemaj. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...