Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Super ligën e Kosovës

16:49 | 21 Tetor 2021
KRG

Xhiroja e 11-të në Super Ligën e Kosovës në Futboll do të vazhdojë në këtë fundjavë.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ditën e diele ku Ballkani do të ballafaqohet kundër Prishtinës.

Ndeshja tjetër e cila pritet të jetë mjaftë interesantë është ndeshja mes Llapit dhe Dritës.

Federata e Futbollit të Kosovës tashmë ka bërë publike edhe delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet të cilët do të zhvillohen gjatë kësaj fund jave.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës do të delegohet nga gjyqtari Dardan Çaka, i cili do të ketë asistentë Fatlum Berishën, Albun Ejupi, Vigan Ibërdemaj dhe Mervan Bejtullahi i cili do të jetë asistentë nga sistemi VAR.

Ndërsa në ndeshjen mes Llapit dhe Dritës, gjyqtar kryesor do të jetë Genc Nuza, i cili do të asistohet nga Lumutrije Muhadri, Bujar Selimaj, Arben Halilaj dhe Ilir Mehmet do te jetë asistent nga sistemi VAR. /arbresh.info/

Tabela e plotë:

Të ngjashme