Superliga e Kosovës do të rikthehet në aksion këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së pestë që janë në program për tu zhvilluar.
Nga kjo javë do të ketë një orar të ri, pasi ndeshjet nuk do të luhen më nga ora 16:00, por me orarin e ri fillojnë nga ora 15:00.
Padyshim që dueli kryesor i kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi takohet me Dritën.
E në këtë duel do ta ndajë drejtësinë gjyqtari Erdal Zasella me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Zgjim Rrahimi.
Sfidë derbi pritet të jetë edhe në Suharekë, ku Ballkani pas largimit të Ilir Dajës pret Prishtinën.
Sfidën në Suharekë do ta drejtojë Mentor Ajeti së bashku me anësorët Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha.
Dukagjini dhe Malisheva do të përballen në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, derisa Ferizaj është nikoqir i Suharekës.
Gjilani dhe Feronikeli ’74 janë dy ekipet e vetme që ende nuk kanë fituar dhe do të përballen mes vete.
Në këtë javë nuk është deleguar gjyqtari Genc Nuza, i cili sfidën e fundit ndau drejtësinë në duelin Prishtina – Llapi, ku në fund të ndeshjes Tahir Batatina tentoi ta sulmonte, edhe pse i gjithë komuniteti i sportit u pajtua se ndeshja ishte gjykuar mjaftë mirë nga Nuza.
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...