Delegohen gjyqtarët për javën e 20-të në Superligën e Kosovës

19:16 | 18 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për javën e 20-të të Superligës së Kosovës.

Në këtë xhiro, do të zhvillohen dy super ndeshje. E para do të jetë në Gjilan, në mes Dritës dhe Llapit, ndërsa e dyta do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në mes Prishtinës dhe Llapit.

Dardan Çaka do të jetë gjyqtari kryesor i derbit mes Dritës dhe Llapit, derisa do të jetë i asistuar nga Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri, derisa në dhomat e VAR-it do të jenë Mentor Ajeti dhe Besnik Morina.

Ndërsa në duelin tjetër mes Prishtinës dhe Ballkanit që zhvillohet të dielën, drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza.

Nuza do të jetë i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Elvis Bicaj, ndërsa në dhomat e VAR-it do të jenë Lirim Jashari dhe Lumturije Muhadri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme