Delegohen gjyqtarët për javën e 10-të në Superligën e Kosovës, Isufi gjykon derbin

16:33 | 29 Tetor 2020
A. B.

Xhiroja e dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë me ndeshje shumë interesante.

Padyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku Gjilani do të mirëpres Feronikelin.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve nga FFK për javën e dhjetë të elitës së futbollit kosovar.

Në ndeshjen Gjilani – Feronikeli, gjyqtari kryesor do të jetë Selim Isufi me asistentët Besnik Morina, Imran Kabashi dhe gjyqtar i katërt Dardan Çaka.

Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë, ku Llapi e pret kampionen e Kosovës, Dritën.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj Visar Kastrati me asistentët Granit Hyseni, Elvis Bicaj dhe gjyqtar i katërt Vigan Ibërdemaj.

Më poshtë i gjeni delegimet e plota për xhiron e dhjetë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme