Nesër (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll, ku spikat ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit.
Takimi tjetër do të jetë mes Dritës dhe Ramiz Sadikut, që do të zhvillohet në Gjilan. Për këto dy ndeshje janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i gjykojnë gjysmëfinalet e para.
Përballjen e madhe Prishtina – Llapi, do ta gjykojë Shpëtim Murtezi me asistentët Fatlum Jashari dhe Gzim Mehmeti. Në VAR do të jenë Visar Kastrati dhe Besnik Morina.
Duelin ndërmjet Dritës dhe Ramiz Sadikut do ta drejtojë Lirim Jashari me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Në VAR do të jenë Erdall Zasella dhe Eridin Podvorica.
Të dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës startojnë në ora 14:00.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...