Google ADS

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 34-të në BKT Superligë

18:56 | 6 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

BKT Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 34-të.

Tashmë vëmendja kryesore është tek lufta për mbijetesë ku katër skuadra po kërkojnë t’i ikin pozitës së tetë, pozitë që i lë në barazh.

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave.

Dueli direkt i dy skuadrave të cilat kërkojnë ikjen nga barazhi zhvillohet ndërmjet Malishevës dhe Drenicës.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje është caktuar Besfort Kasumi, me asistentët Edmond Zeqiri dhe Abnor Bullatovci. Në VAR do të jetë Visar Kastrati.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave zhvillohen të dielën me fillim nga ora 15:00.

Delegimet e plota të gjyqtarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme