Delegacioni më i lartë i Organizatës Sportive Jo Qeveritare Evropiane (ENGSO), të prirë nga presidenti Stefan Bergh, sekretarja e përgjithshme, Sara Massini dhe drejtoresha Marie Dentton kanë vizituar të martën KOK-un.
Ata u pritën nga drejtuesit e KOK-ut me në krye, presidentin Ismet Krasniqi, komisioni për organizimin e Platformës Evropiane të Sportit 2024 dhe stafi i KOK-ut, përcjell Arbresh.info.
Pikërisht organizimi i Platformës Evropiane të Sportit 2024 (ESP), që do të mbahet në Prishtinë prej 21-23 nëntor 2024, ishte arsyeja e vizitës së delegacionit, të cilët u njohën më për së afërmi me përgatitjet, vendin, kushtet dhe akomodimin.
Presidenti Krasniqi, duke falënderuar mysafirët për vizitën, i falënderoi edhe një herë për besimin e dhënë KOK-ut për organizimin e kësaj Platforme, derisa iu premtoi se KOK-u do të jetë shembull i organizimit edhe për vendet tjera.
Delegacioni mbeti i kënaqur me procesin e deritashëm të përgatitjeve të bëra, derisa bashkërisht u diskutuan edhe çështje tjera të organizimit.
Për tri ditë në vendin tonë pritet të vijnë përfaqësues të rreth 40 shteteve, të cilët do të jenë pjesëmarrës të konferencave dhe punëtorive të ndryshme që do të mbahen në Prishtinë./Arbresh.info
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...