Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), është duke mirëpritur sot delegacionet e Komiteteve Olimpike të Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat bashkë edhe me KO të Maqedonisë së Veriut, do të nënshkruajnë sot memorandumin e bashkëpunimit “Balkan Cooperation 5”.
Delegacionet, të shoqëruar nga drejtuesit e lartë të KOK-ut, sot janë pritur nga zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani.
Zëvendësministrja Osmani falënderoi delegacionet për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë me KOK-un, derisa foli për sfidat dhe sukseset e sportit tonë, me theks të veçantë mbështetjen për KOK-un dhe federatat sportive, si dhe hartimin e strategjisë për sportin.
Zëvendëspresidenti i KO të Francës, Pierre Siutat, u shpreh i lumtur që ndodhej në Kosovë, për të nisur një bashkëpunim mes KO të Kosovës, por edhe Komiteteve tjera Olimpike fqinje.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, duke falënderuar zëvendësministren për takimin, e quajti ditë historike nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me Francën, duke thënë se bashkë me KO fqinje do të rrugëtojnë drejt Paris 2024.
I pari i lëvizjes olimpike në Shqipëri, Fidel Ylli, vlerësoi lartë projektin e përbashkët, duke thënë se Kosova tashmë njihet më shumë për nga sporti, ndërsa përmendi edhe projektin gjigant në vlerë 5 milionë eurosh të fituar nga qeveria shqiptare për shkollat.
Sekretari i përgjithshëm i KO të Malit të Zi, Igor Vushuroviq, theksoi se ky ky bashkëpunim na lidh edhe më shumë mes vete, derisa vlerësoi lartë punën e KOK dhe mbështetjen e MKRS.
Palët diskutuan edhe për përgatitjet për Lojërat Olimpike Paris 2024, në të cilat pikërisht KO i Francës është mikpritës. /arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...