Google ADS

Dele Alli: Të gjithë ndihemi keq që Eriksen është larguar

09:11 | 4 Shkurt 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Tottenham, Dele Alli ka pranuar se të gjithë lojtarët janë duke u ndjerë keq që Christian Eriken u largua nga klubi.

Eriksen pas gjashtë vite e gjysme te Spurs u transferua te Interi për 17 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Alli ka thënë se Eriksen është lojtar i mrekullueshëm, andaj të gjithë kanë filluar t’ia ndjejnë mungesën.

“Chris është lojtar i mrekullueshëm. Por, erdhi koha që dëshironte të largohej. Është keq për mua dhe djemtë sepse ishte i mirë me të gjithë, ishte lojtar i skuadrës, i mrekullueshëm në stërvitje dhe punonte shumë”

“Me dhuroi shumë asistime edhe pse nuk arrita ti shënoi, por në të njëjtën kohë i uroj me të mirat dhe jam i sigurt se do flasim se shpejti”, deklaroi ai.

Kujtojmë se Eriksen për gjigantin anglez bëri 305 paraqitje duke shënuar 69 gola dhe kontribuar me 89 asistime në të gjitha garat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme