Mesfushori i Tottenham, Dele Alli ka zbuluar se lojtarët duan më shumë të mposhtin Chelsea-n se Arsenal-in.
Sipas tifozëve derbi më i madh është mes dy rivaleve Tottenham dhe Arsenal, mirëpo i këtij mendimi nuk është Alli, transmeton portali arbresh.info.
Sipas anglezit, të gjithë lojtarët besojnë se derbi me Chelsea-n është më i madh se me Arsenal-in.
“Nëse pyet tifozët do të japin përgjigje tjetër, por si lojtar, duke parë mënyrën si është liga dhe ndeshjet, rivaliteti me Chelsea është më i madh se me Arsenal, shkaku që se çfarë na kanë bërë në vitet e fundit”.
“Për tifozët është ndryshe, sepse derbi londinez i jugut është masiv, por si lojtar mendoj se është Chelsea”, theksoi ai.
Tre klubet e mëdha londineze edhe këtë sezon janë duke garuar për të hyrë në top katër, pozitë e cila i takon “Bluve”./arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...