Dele Alli mungon gjashtë javë

19:35 | 22 Janar 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Tottenham Hotspurit, Dele Alli do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushës deri në fillim të muajit mars si pasojë e një tërheqje muskulore në kofshë të këmbës.

Reprezentuesi i Anglisë do t’i bashkohet bashkëlojtarit të tij – Harry Kane në listën e lojtarëve të lënduar të “Spursve” dhe pritet të rikthehet në aksion pas gjashtë javëve, transmeton portali arbresh.info.

Testet mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim muskulor që lojtari ka marrë në fitoren 2 me 1 të skuadrës së tij në ndeshjen e së dielës kundër Fulhamit.

Alli pritet të mungojë në ndeshjet e skuadrës së tij në Ligë të Kampionëve kundër Borrussia Dortmundit.

Kjo është një tjetër humbje e madhe për skuadrën e Pochettinos duke marrë parasysh edhe mungesën e Harry Kanes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme