Google ADS

Del Piero tregon dy trajnerët italianë, me më shumë ndikim te Zidane si trajner

22:47 | 9 Prill 2018
Arbresh.info
Trajneri i Real Madridit, Zidane, mori një fitore 3-0 kundër ish-klubit të tij, Juventusit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve, javën e kaluar, i cili i lë 12 herë kampionët e vendit me një këmbë në gjysmëfinale, përpara kthimit në “Santiago Bernabeu”, të mërkurën.
 Cristiano Ronaldo shënoi dy herë në stadiumin e Juventusit, duke përfshirë një roveshiatë të shkëlqyeshme. Fleksibiliteti taktik i Zidane ka shërbyer aq mirë, deri më tani, në pozicionin e trajnerit të Real Madridit dhe kjo është diçka që Del Piero e evidenton: “Si italianë, ne jemi maniakë për disa gjëra, – tha Del Piero për “Goal”. – Kur e shihni ekipin e tij, ju mund ta ndjeni qartë këtë dhe të konstatoni se diçka po ndodh”.

Zidane ka gëzuar pesë sezone me Del Piero te Juventusi, duke fituar dy “scudetto”. Ata kanë punuar nën urdhërat e trajnerit fitues të Kupës së Botës, Marcello Lippi, si dhe legjendës së Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti. “Ai ka pasur dy trajnerë, e që ndryshuan shumë, – shton Del Piero. – Ancelotti dhe Lippi për të ishin shumë të rëndësishëm, për shumë arsye. Unë besoj se ai mendon shumë për Italinë, kur është fjalë për stërvitjen.

Zidane demonstron gjërat që ka mësuar gjatë karrierës së tij, jo vetëm ato që po studion tani. Përvoja në Itali është shumë unike në funksion të të bërit trajner. Sepse, ju jeni nën presion shumë, nga çdo pjesë e punës, tifozët, mediat, klubet dhe lojtarët, ndonjëherë. Për ne, futbolli është gjëja e parë. Është primare. Ju duhet të jeni 100 për qind të përqendruar”.

Zidane ka fituar dy tituj të Ligës së Kampioneve, pasi trajneri rancez mori përsipër drejtimin e Real Madridit nga Rafael Benitez, në fillim të vitit 2016. Edhe këtë sezon, ai shpreson t’i udhëheqë “Los Blancos” drejt titullit të tretë me radhë në këtë kompeticion.

Del Piero thotë se është i impresionuar me punën e bërë nga ish-shoku i tij i ekipit, por pranon të jetë i habitur me shpejtësinë, në të cilën ka grumbulluar tituj. “Gjithkush është ende në dashuri me lojtarin Zidane,- pohon ish-kapiteni juventin. – Por, ai mori shumë përvojë, së pari nën drejtimin e Ancelottit dhe pastaj me ekipin e dytë të Real Madridit. Zidane studioi shumë. Unë fola me të dhe më shpjegoi se ishte duke studiuar, po vizitonte të gjitha ekipet në Francë dhe Spanjë për të parë si punonin trajnerët e tjerë.

Ai është një djalë shumë i zgjuar dhe e di se si ta bëjë trajnerin. Këtë po e tregon me punë. Unë jam i befasuar pak, sepse ai fitoi Ligën e Kampionëve, menjëherë, kur mori drejtimin e Real Madridit. Zidane e gjeti menjëherë rrugën për të bërë një ekip të suksesshëm. Nuk është e lehtë në atë lloj klubi”./Telesport/

Të ngjashme