Legjenda e Juventus-it, Alessandro Del Piero ka lavdëruar sulmuesin Paulo Dybala, por beson se ky i fundit mund të bëhet edhe më i mirë.
Dybala që momentalisht është duke ‘luftuar’ me koronavirusin është duke treguar mjaftë mirë kualitetin pranë Cristiano Ronaldo-s te “Zonja e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Del Piero ka thënë argjentinasi ka shumë potencial dhe mund të bëhet edhe më i mirë.
“Goli që shënoi ndaj Inter ka dëshmuar se është lojtar i kualitetit shumë të lartë. Ai gol duhet t’i jep më shumë besim dhe potencial”.
“Jam i sigurt se ai me atë talent, kapacitet dhe mentalitet mund të bëj edhe më shumë. Paulo duhet të mos i vendos vetës limite dhe të jetë e ardhmja”.
“Askush nuk të jep gjëra falas, sidomos jo te Juve. Duhet të dëshmosh se je i gatshëm për gjithçka. Aventura e Dybala sapo ka filluar dhe do jetë edhe më i mirë me fanellën e Bianconerëve”, deklaroi ai.
Dybala këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me 12 asistime në 34 paraqitje./arbresh.info.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi