Ceremonia për ndarjen e Topit të Artë u zhvillua mbrëmjen e kaluar dhe mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric, fitoi çmimin e madh duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i vitit 2018.
Modric mposhti yjet si Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Mohamed Salah në garën për këtë çmim dhe lojtarët e mëdhenj, si ata aktual edhe ata më parë, kanë uruar kroatin për këtë çmim, transmeton portali arbresh.info.
Në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ish kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero shkroi:
“Luka ishte njëri nga lojtarët kryesor në suksesin e Real Madridit dhe ai dërgoi Kroacinë një hap larg nga ëndrra e tyre me një Kampionat Botëror të shkëlqyer, një çmim i merituar dhe historik, ai është lojtari i parë kroat që e fiton Topin e Artë! Kam admirim të madh për të”
https://twitter.com/delpieroale/status/1069976641181548545/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit