Alessandro Del Piero thuhet se është njëri nga kandidatët kryesor për t’u bërë President i Juventusit nga sezoni i ardhshëm.
Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit është tani një ekspert në mediumin ESPN, por mund të marr një rol të madh në të ardhmen e afërt.
Sipas gazetës me bazë në Romë Il Messaggero, Del Piero mund të bëjë një kthim tronditës në Torino për të zëvendësuar Andrea Agnellin në rolin e Presidentit.
Agnelli ishte njëri nga arkitektët kryesorë të Superligës Evropiane që u shpall një javë më parë dhe kjo mund ta largoj nga roli i tij te Juventusi.
Sidoqoftë, projekti dështoi brenda 48 orësh dhe pozicioni i Agnelli mbetet në ajër. Agnelli nuk po mendon të japë dorëheqjen, por kushëriri i tij dhe drejtori i kompanisë Exor, John Elakann, mund të vendosë ta largoj atë nga roli gjatë mbledhjes së ardhshme të aksionarëve të Exor më 27 maj.
Del Piero nuk është i vetmi kandidat për Presidencën e Juventusit.
Alessandro Nasi është kandidati kryesor për këtë rol dhe ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë Marcello Lippi është shfaqur gjithashtu si një zëvendësues i mundshëm i Agnellit.
Më parë në prill, ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, sugjeroi që ai dhe Del Piero mund të ktheheshin te Bianconerët në disa role drejtuese.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...