Del Piero i befasuar me vendimin e Leonardo Bonuccit

14:59 | 14 Korrik 2017
Arbresh Info

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero ka pranuar se i është dukur si shaka kur ka dëgjuar rreth transferimit të Leonardo Bonuccit te Milani.

Qendërmbrojtësi do të finalizoj transferimin te “Rossonerët” sot (e premte), pas gjashtë titujve të fituar radhazi në ligë me Zonjën e Vjetër, transmeton portali arbresh.info.

Legjenda e Juventusit, Del Piero ka pranuar se është i befasuar që ky transferim do të ndodhë.

“Jam i befasuar, dukej si shaka kur erdhi lajmi”, ka thënë Pinturicchio për ‘Sky Italia’.

“Jam shumë i befasuar, nuk e kam menduar kurrë që mund të ndodhë një transferim i tillë”./arbresh.info

Të ngjashme