Google ADS

Del Piero: Dybala gati për tu bërë kapiten i Juventusit, është një lojtar i kompletuar

08:09 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Alessandro Del Piero e vlerëson yllin e Juventusit, Paulo Dybalan dhe beson se është gati të mbajë shiritin e kapitenit në klubin që ai konsiderohet legjendë.

La Joya ishte gati të largohej nga Torino gjatë verës, me Manchester Unitedin dhe Tottenham Hotspur që ishin të gatshëm të paguanin për të, por ai nuk pranoi largimin dhe mbetet sulmuesi më i mirë në klub.

“Dybala tashmë e ka veshur shiritin e kapitenit disa herë dhe nëse kjo ka ndodhur, sepse në Juventus ata e konsiderojnë atë të denjë për të”, ka thënë Del Piero për Sky Sky Italia.

“Duke marrë parasysh atë që njoh personalisht prej tij, sjelljet e tij në fushë dhe jashtë, unë mendoj se Paulo është pjekur me të vërtetë në muajt e fundit”.

“Ne e dinim që ai ishte dikush që e do punën dhe sot ndjej se ai është bërë një lojtar i kompltuar”, ka thënë Del Piero.

Ai në fund ka thënë se mbetet një tifoz i vendosur i Juventusit, ku dhe e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme