Ikona e skuadrës së Juventusit, Alessandro Del Piero ka blerë një klub të futbollit në SHBA.
LA 10 FC bën gara në United Premier Soccer League dhe është i bazuar në qytetin e Los Angelosit.
Kështu së paku ka bërë të ditur vetë ish-futbollisti përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
“Për mua Futbolli është i lidhur me pasion të pastër. Pas të gjithave, kjo është ajo që kam kërkuar gjithmonë, të kem një ekip të vogël të futbollit. Për të ndier pasionin”, shkruante Del Piero në faqen e tij zyrtare, transmeton Telegrafi.
“Në fund të verës së kaluar vendosa të bëhem pronar i një ekipi të vogël futbolli të bazuar në Los Angelos, në partneritet me EDGE Americas Sports, ku jam bashkë-themelues dhe partneri im i biznesit është Jeffrey Whalen”.
“Kjo aventurë më bëri menjëherë për vete dhe sot po e zbuloj zyrtarisht këtë lajm të mrekullueshëm për herë të parë. Ekipi quhet LA10 FC, ngjyrat tona janë të zeza dhe të bardha”.
“Në sezonin tonë të debutimit ne përfunduam në vendin e parë në divizionin tonë dhe u promovuam në nivelin më të lartë të konkurrencës profesionale në ligën UPSL”.
“Një falënderim i madh shkon tek stafi teknik, menaxhmenti dhe të gjithë lojtarët. Tani po kthehemi në fushë për sezonin e pranverës. Pushtimi i suksesit të parë si pronar më dha një ndjenjë të veçantë, të ndryshme, të re dhe argëtuese”, shkroi ndër të tjerash Del Piero.
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë