Tifozët që duan gjësende historike në futboll, janë të emocionuar për shitjen e një topi të shfryrë – atë të futur në rrjetë nga “Dora e Zotit” prej Diego Maradonës.
Fanella e legjendës nga fitorja famëkeqe 2-1 e Argjentinës në çerekfinalen e Kampionatit Botëror ndaj Anglisë në vitin 1986 është shitur tashmë për 10 milionë euro majin e kaluar.
Tani topi do të dalë në shitje në SHBA më 8 shkurt, pasi dështoi të shitet në Londër dy muaj, pavarësisht ofertës prej 2.5 milionë eurosh.
I zotëruar më parë nga gjyqtari i ndeshjes Ali Bin Nasser, çmimi i tij fillestar është 600,000 dollarë.
Diego Maradona, i cili vdiq në moshën 60-vjeçare pak më shumë se dy vjet më parë, arriti në mënyrë famëkeqe të shënoi golin e parë të ndeshje në Meksikë.
Ai kërceu dhe përkuli krahun për të futur topin në rrjetë, kur portieri i Tre Luanëve – Peter Shilton dukej i sigurt se do ta prekte topin i pari./telegraf
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...