Barcelona po kalon në formë të mrekullueshme në fillim të sezonit por njashtu po përballet me një valë lëndimesh.
Goditja më e madhe është lëndimi i portierit Marc Ander ter Stegen në fundjavë për të cilin duket se ka përfunduar stinori.
Pasi ish-portieri i Katalunasve, Claudio Bravo, u shpreh i gatshëm të dalë nga pensionimi për të luajtur për ta, tash ka dalë edhe një opsion.
Keylor Navas, ish numri një në portën e rivalit të përbetuar të Barcelonës, Real Madrid, është pa klub që kur i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin në qershor.
Edhe ai duket se është i gatshëm ta zë vendin e gjermanit, dhe gjatë këtyre muajve ka stërvitur i vetëm në vendlindjen e tij, Kosta Rikë./kk
IKSHPK-ja rendit simptomat dhe jep këshilla për parandalimin...
20 raste të vjedhjeve gjatë javës që shkoi në rajonin e Feri...
Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës.
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova
Kongresi amerikan do të certifikojë fitoren e Trumpit në zgj...
Muçi nis vitin me gol, Seferi dhe Bajrami shërbejnë asiste