Sipas Vicente del Bosques, Neymar është ende një figurë më e rëndësishme për Paris Saint Germain sesa Kylian Mbappe pavarësisht të metave të tij.
Neymar është duke u përpjekur për tu justifikuar te klubi në kryeqytetin francez pasi shpenzoi shumicën e verës duke tentuar të largohet me forcë nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka regjistruar një fillim të mirë duke shënuar golin e fitores në dy ndeshjet e fundit të klubit në ligë.
Ish trajneri i Spanjës insiston se braziliani është ende një top lojtar në Paris.
Duke folur për Cadena SER, Del Bosque ka thënë: “Mes Neymarit dhe Mbappes, mua më pëlqen Neymari tani. Ai bënë shumë gjepura dhe nuk është shembull për askënd, por si një lojtar është i frikshëm”
“Mbappe ka cilësi për të qenë pasardhës i Cristiano Ronaldos apo Lionel Messit, por ai ka nevojë ende për t’i rafinuar disa gjëra. Është pak si Vinicius Junior”, përfundon Del Bosque./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?