Përkundër që iu larguan prindërit nga puna si hakmarrje që ai pranoi të luajë për Kombëtaren e Kosovës, futbollisti serb Ilija Ivic ka thënë se atij s’i intereson çfarë thonë të tjerët dhe shtoi se në Flamurtari, ku luan që tri vjet, ndihet si në shtëpi.
Ilija Ivic ka marrë ftesë nga përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll dhe si pasojë prindërit e të riut janë pushuar nga puna në komunën e Graçanicës.
Ditë më parë, Ivic tregoi se te Flamurtari është pritur mirë dhe ndihet si në shtëpi, ndërsa ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës.
Por pranimi i kësaj ftese kanë bërë që qarqe të caktuara t’i bëjnë presion të jashtëzakonshëm dhe që i janë larguar prindërit nga puna që po punonin në Graçanicë.
“Unë luaj futboll, nuk më intereson çka thonë të tjerët. Unë vetëm synoj të përmirësohem. Këtu jam që tri vjet dhe jam si në shtëpinë time”, ka thënë Ivic, në një intervistë të dhënë për Klan Kosovën.
“Kam dhënë mund këto tri vjet dhe normalisht që nuk do të ndalem dhe ky është edhe qëllimi im. Synoj të luaj të Ligën e Kampionëve dhe të jem futbollist i Barcelonës”.
FFK në anën tjetër ka kërkuar nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por edhe nga UEFA e FIFA që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese që vijnë në vazhdimësi nga shteti serb.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi